E-Diaspora
Aktorët e rinj nga Gjilani, në kërkim të fatit me moshatarët e tyre zviceranë
Teatri i të rinjve “Act Now” i Lucernit, në kërkim të lumturisë, me aktorët nga Kosova
“Schatzi, a je mirë?” mban titullin pjesa e katërt teatrore e trupës së aktorëve të rinj “Act Now” nga Lucerni. Ajo është vazhdimësi e projektit nga viti i kaluar, me të cilën ky ansambël së bashku me të rinjtë nga Gjilani, Kosovë, ishte vënë në kërkim të lumturisë (fatit), shkruan gazeta “Luzerner Zeitung”. Atëbotë të rinjtë nga Zvicra kishin vizituar shkollën “Don Bosko” në Kosovë për ta përpunuar një pjesë teatrore në një punëtori (workshop).
Për shfaqjen e re u mundësua që gjashtë të rinj të moshave në mes 16 dhe 20 vjeçare të udhëtonin nga Gjilani për të qëndruar dy javë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. “Marrja e vizave ishte sfida më e vështirë”, thotë pedagogia teatrore, Nina Halpern, e cila e udhëheq projektin.
Për Etrit Nezirin (16 vjeç) ky është udhëtimi i parë në Zvicër. Gjatë një pauze në mes të provave ai flet me entuziazëm: “Ne nuk e dinim se pjesën të cilën e kishim shfaqur tashmë në Gjilan së bashku me zviceranët, do ta zhvillojmë më tutje dhe do të kemi rastin ta japim edhe në Lucern. Lajmi se ne do të mund të udhëtojmë për në Zvicër ishte një befasi shumë e madhe”.
Etriti e flet në mënyrë të përsosur anglishten. Kjo, te të rinjtë kosovarë është diçka e zakonshme, vëren gazeta zvicerane. “Ata e dinë se me një anglishte të mirë e kanë në dorë çelësin për të ardhmen e tyre”, thotë Nina Halpern, përcjell albinfo.ch. Tetë të rinjtë zviceranë dhe gjashtë moshatarët e tyre kosovarë flasin anglisht mes vete, ndërsa shfaqja zhvillohet në gjermanishte, anglishte, shqipe dhe schweizerdeutsch (dialekti zviceran). Ajo përballet me pyetjet përse fati, lumturia fshihet në secilin dhe në çfarë konteksti kulturor që të jetojnë. Sepse secili njeri karakterizohet nga ambienti ku jeton.
Në themel të shfaqjes është miqësia në mes të një zvicerani dhe një kosovareje, miqësi kjo e cila ndikon që të qenët i huaj të humbasë gjithnjë më shumë në peshë. Kështu e përjeton edhe Etriti, tek rrëfen: “Familja mikpritëse zvicerane kujdeset me përzemërsi për mua, transmeton albinfo.ch. Falë facebook-ut ne do të vazhdojmë sigurisht të mbajmë kontaktin”. Dhe, cila është fjala e tij e parë e mësuar në gjermanishte? Glück (fat ose lumturi).
Shfaqja, e cila është dhënë më 26 dhe 27 maj, jepet sërish sot (28 maj) nga ora 13.30 dhe 20. Pastaj vazhdon më 29 dhe 30 maj, nga ora 20. Theater Pavillon, Luzern. Reservation: www.voralpentheater.ch
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë











