Shkurt.ch
Sllovenia dhe Kroacia, për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
Sllovenia dhe Kroacia do të vazhdojnë të punojë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke kontribuar kështu në forcimin e besimit dhe stabilitetit në rajon
“Sllovenia mbështet procesin e zgjerimit dhe është e qartë se rajoni tashmë i përket BE-së. Megjithatë, Sllovenia kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë reformat për ndërtimin e institucioneve, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha të shtunën ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec, në samitin e kryetarëve të shteteve përfshirë në procesin e “Brdo-Brion”-it, të mbajtur në Brdo, afër Kranjit, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se BE-ja po përballet me shumë sfida, të tilla si migrimi, terrorizmi dhe Brexit, por theksoi se procesi që çon në zgjerimin duhet të mbetet objektivi kryesor i Bashkimit.
“Ne nuk mund të imagjinojmë ekzistencën e një “zone të gjelbër” në territorin e Evropës. Ne besojmë se një Ballkan i qëndrueshëm perëndimor kontribuon në stabilitetin e tërë BE-së”, tha Erejavec.
Ministri i Jashtëm kroat, Davor Ivo Shtyry, e konsideron shumë të rëndësishme për të ruajtur kredibilitetin e procesit të zgjerimit të BE-së.
“Vendet që dëshirojnë të bashkohen me BE-në duhet të kryejnë reforma, por kur plotësohen kriteret, dera për anëtarësim duhet të jetë e hapur”, ka thënë Shtyry.
Ai theksoi se zgjerimi do të priret të vendosë agjendën e BE-së, duke shtuar se procesi është në fakt më shumë “konsolodim i Evropës”, se sa zgjerim.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












