Kultura
“Besa” nga Biel/Bienne shënoi 10-vjetorin dhe Ditën e Flamurit
Në kuadër të kësaj shoqërie funksionojnë grupi i fëmijëve, grupi dramatik dhe grupi folklorik ku janë përfshirë mëse 50 anëtarë
Në praninë e një numri të madh bashkatdhetarësh, kryesisht të rinj e të reja që jetojnë në Biel/Bienne me rrethinë, SHKA “Besa”, përmes një tubimi festiv shënoi 10-vjetorin e themelimit dhe 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit Kombëtar të cilin për mrekulli e udhëhoqi moderatorja Majlinda Dibra.
SHKA “Besa”, Dollogozhdë, mysafire e Besës nga Biell-Bienne Në fjalën e rastit, kryetari dhe koreografi i “Besës”, Adem Ibrahimi, foli për momentet e para të themelimit në lokalet e shtypshkronjës “Schüler” nga një grup entuziastësh, për të vazhduar pastaj në kushte të vështira. “Ne na ka ndihmuar shumë vullneti i madh që kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve për të bërë diçka të mirë në ruajtjen e traditave dhe kulturës sonë të lashtë. Gjithashtu ai vlerësoi kontributin e madh që ka dhënë klubi shqiptar i udhëhequr nga veprimtari, Qamil Misini, pastaj Këshilli i Prindërve në krye me Kujtim Tahirin, mjeshtri i zërimit, Ziber Dibra dhe sidomos mësuesja Zarife Ziberi, e cila çdo herë ka qenë në hap me shoqërinë tonë dhe në programet që kemi shfaqur para publikut. Ai falënderoi po ashtu donatorët shqiptarë të cilët në hap me rritën e shoqërisë, kanë kontribuar me mjete financiare në organizimin e festave kombëtare në Biel/Bienne dhe rrethinë. Në këtë kuadër duhet veçuar sidomos, Xhavit Salihun, ndihma e të cilit gjithnjë na ka dhënë shpresë dhe besim për vazhdimin e punës”, tha veç tjerash kryetari i “Besës”, z. Ibrahimi. Ai pastaj përmendi pjesëmarrjen e SHKA “Besa” në dhjetëra takime e tubime me karakter kombëtar anë e mbanë Zvicrës, pjesëmarrjen në festivalet e ndryshme folklorike në Zvicër dhe sidomos përfaqësimin e komunitetit shqiptar në festat multikulturore në Biel/Bienne, duke i kontribuar kështu ruajtjes së traditave dhe integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë zvicerane. Në kuadër të kësaj shoqërie funksionojnë me sukses grupi i fëmijëve, grupi dramatik dhe grupi folklorik në të cilat janë përfshirë më se 50 anëtarë. Në kuadër të programit festiv , u shfaq një koncert i shkëlqyeshëm me këngë e valle nga simotra SHKA “Besa” nga fshati Dollogozhdë e Strugës të cilët kishin ardhur enkas për festën e 28 Nëntorit dhe 10-vjetorin e SHKA “Besa” të Biel/Biennit. Për kontributin e madh, u nderuan me nga një dhuratë të gjithë anëtarët e shoqërisë dhe disa nga veprimtarët e dalluar, ndërkaq me disa pika muzikore u paraqitën edhe vëllezërit Alimusaj, Fatlum Musliji, me këngët e të cilëve të pranishmit festuan deri në orët e vona.
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço” Filmi :”Tashko & Koço një love story shqiptar”...
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm piano nga Kosti Deti
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen