Mbrëmje me poezinë e Vaxhid Xhelilit
E enjte 1 dhjetor 2011, nga ora 19
Instituti „Deutsch in Fribourg Lehren” (Delif) fton dashamirësit e letërsisë që të marrin pjesë në mbrëmjen e leximit letrar me poetin shqiptar, Vaxhit Xhelilin. Leximi mbahet të enjten, më 1 dhjetor dhe fillon në orën 19.00 në në Rue de Rome 1, në Fribourg.
Vaxhid Xhelili vjen nga Bujanoci, ku ka mbaruar shkollimin e mesëm ndërsa studimet për letërsinë shqipe i ka kryer në Prishtinë.
Në Zvicër ka ardhur në vitin 1989 si punëtor sezonal, pasi që në Kosovë nuk kishte mundur të gjente punë dhe i mungonte perspektiva. Ndërkohë ai ka mësuar shumë mirë gjermanishten dhe ka studiuar për punën sociale dhe politikën sociale në Universitetin e Friburgut.
Xhelili shkruan që nga mosha 20 vjeçare, ndërsa deri më tash ka botuar disa vëllime me poezi. Përkthimet epara të poezisë së tij në gjuhen gjermane janë bërë në vitin 1998. Një libër poezish i është përkthyer më vonë në gjuhën gjermane “Sehnsucht nach Etleva” (Malli për Etlevën). Për poezinë e tij, Vaxhid Xhelili ka marrë shumë lëvdata për meritën se është lidhur me traditën më të mirë të poezisë shqiptare dhe nga ana tjetër për faktin se në vargjet e tij përdor figura të fuqishme të cilat i përcjell edhe te lexuesit.
Në mbrëmjen poetike në Friburg vargjet do t`i lexojnë autori, Vaxhid Xhelili dhe aktori e regjisori Otto Huber së bashku me Katja Frühaufova dhe Vera Förste.
Pas leximit, pjesëmarrësit në një apero do të mund të bashkëbisedojnë me autorin.
E-Diaspora
-
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi Një histori frymëzuese Vanesa Sulimani nga Kosova drejt vlerësimit në Kanada... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025











