CH-Ballkani
Dalin emrat e viktimave të aksidentit në Prishtinë
Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, derisa vetura ishte me targa të Gjermanisë
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten pas mesnatës në hyrje të Prishtinës, ku një veturë e tipit “Audi” ka rënë nga ura, ku kanë mbetur të vdekur katër persona, dy burra dhe dy gra, raporton albinfo.ch. Mësohet se janë nga Komuna e Vitisë.
Siç bëjnë të ditura mediat vendase, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, derisa vetura ishte me targa të Gjermanisë.
Gjithashtu një i ri që po ashtu ishte në veturë është dërguar në QKUK, dhe mësohet se gjendja e tij nuk është stabile. Bëhet fjalë për një djalë 17 vjeçar që është në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e aksidentit. “Gjendja e të lënduarit ende është kritike. Pacienti me inicialet Q.A i lindur në vitin 2000 është pranuar në orën 3:00 të mëngjes me lëndime të rënda sidomos lëndimet janë të shprehura në pjesën e gjoksit dhe disa brinjë. Gjendja e pacientit është e rëndë por është në kontroll, është duke fjetur me barna dhe pritet në vazhdim evaluimi i mëtutjeshëm”, ka thënë për mediat e Prishtinës, mjeku Rexhep Gjyliqi nga Klinika Intensive në QKUK.
Vetura ishte shkatërruar tërësisht, derisa policia dhe ambulanca kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia më pas ka dhënë emrat e viktimave:
Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë:
– E. Alidemaj 53 vjeç, mashkull, shtetas Gjerman,
– E. Alidemaj 50 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
– G. Alidemaj 53 vjeçe, femër, shtetase Gjermane,
ndërkaq pasi është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë:
– N. Alidemaj 47 vjeçe, femër, shtetase Kosovare.
Nga ky aksident lëndime të rënda trupore ka marrë:
• Q. Alidemaj 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili aktualisht është duke u trajtuar në QKUK – Prishtinë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












