Sport
Shaqiri në Malaga?
Duket që pronari i klubit Malaga, sheiku Nasser, është në gjendje të paguajë deri në 15 milionë auro për xhuxhin magjik
Për pushime në Malaga është paksa vonë, sepse skuadra e tij, FC Basel të mërkurën (sot) i fillon stërvitjet për sezonin pranveror. Prandaj: çfarë bën vëllai dhe menaxheri i Xherdan Shaqirit, Erdin Shaqiri, në Malaga të Spanjës? – pyet gazeta 20 minuten duke bërë të ditur se ai ka fluturuar, në mëngjesin e të martës me aeroplan nga Bazeli për në Malaga.
Mbetet e paqartë nëse në këtë udhëtim i është bashkuar edhe Xherdani, këtë nuk duan ta konfirmojnë përgjegjësit e FC Baselit, shton gazeta. Ata, thjesht, presin që Xherdan Shaqiri të mërkurën të jetë në mesin e lojtarëve që do të fillojnë stërvitjet.
20 minuten thotë se, duket që pronari i klubit Malaga, sheiku Abdullah Bin Nasser Al Thani, është në gjendje të paguajë deri në 15 milionë auro për xhuxhin magjik. Por, oferta zyrtare do të shkonte në adresën e FCB vetëm pas njoftimit të tij (sheikut) me Shaqirin, thuhet në qarqet e kësaj skuadre.
Qëkur Bin Nasser ka marrë në pronësi klubin Malaga në maj të vitit 2010, ai ka treguar gatishmëri për të dhënë shuma të larta për blerjen e futbollistëve të klasit të parë. Ai i ka vënë vetes për synim që Malaga të bëhet klubi i tretë në ligën spanjolle, pas Barcelonës dhe Realit të Madridit.
20 lojtarët më të shtrenjtë që janë blerë në historinë e skuadrës, janë blerë pikërisht nga sheiku Nasser. Prandaj, shikuar nga ana financiare, pagesa për Shaqirin nuk do të përbënte kurrfarë problemi për të. Njëkohësisht, me këtë blerje, do t`u jepej fund pritjeve të shumë klubeve të mëdha evropiane për Shaqirin.
Aktualisht, Malaga ndan me Sevillën vendin e shtatë në tabelë. Të dyja kanë nga 24 pikë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig Kardinali nga Valais vdiq në moshën 79-vjeçare; vetëm pak ditë më parë kishte marrë pjesë në... -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë













