E-Diaspora
Djali ndërron mbiemrin për të emigruar në Britani
Gazmir Sefa nga Kukësi ka ndërruar mbiemrin e djalërisë Visha para se të martohej pasi po bënte plane për t’u martuar me të fejuarën e tij 22-vjeçare
Shqiptarët vazhdojnë të provojnë çdo mënyrë për t’u larguar nga Shqipëria. Gazmir Sefa nga Kukësi ka ndërruar mbiemrin e djalërisë Visha, pasi po bënte plane për t’u martuar me të fejuarën e tij 22-vjeçare në Angli.
Ai e mori mbiemrin e Sonilës, prindërit e së cilës janë emigrantë. Por, ky veprim është kundërshtuar nga gjyshi që ka ndezur konfliktet mes çiftit, raporton “TCH”.
Në konflikt e sipër sipas prokurorisë vajza ka ndërprerë marrëdhëniet me të riun, ndërkohë që ka siguruar edhe një urdhër mbrojtjeje prej tij. Prokurorja tha në Gjykatë se Gazmiri përmes telefonit ka këmbëngulur ta takojë vajzën, duke shkelur vendimin e Gjykatës, përcjell albinfo.ch.
“Ja ka dhënë me dëshirën e vet gocën. Do iknin në Angli për të punuar. Nuk ka ardhur ai të më thotë më jep mbiemrin dhe nuk ia dhashë”, shprehet e ëma e të riut.
Gjykata vendosi masën arrest me burg për të dyshuarin ndërsa avokati thotë se do t’i drejtohet Apelit.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot













