Integrimi
Vullnetarët ndihmojnë migrantët në integrimin e tyre
Në projektet brenda programit "Mentoring 2014-2016" të mbështetur nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) kanë marrë pjesë 2700 veta
Është përmbyllur me sukses programi “Mentoring 2014-2016” i cili synonte që vullnetarët zviceranë të ndihmonin azilkërkuesit për t`u orientuar në tregun e punës dhe në sistemin arsimor të këtushëm.
Në projektet brenda këtij programi të mbështetur nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) kanë marrë pjesë 2700 veta.
Ata kanë ofruar ndihmën e tyre në veprimet si: formulimi dhe plotësimi i dokumentacionit për kërkim pune, kërkimi i punës ose kryerja e detyrave të shtëpisë, për ata azilkërkues që ndjekin shkollën.
Në këtë program, federata ka mbështetur gjithsej 39 projekte me një financim prej rreth 2 milionë frangash.
Autoritetet federale kanë nxjerrë një bilanc pozitiv nga ky program, i cili ka ndihmuar migrantët që të kenë një qasje më të lehtë në tregun zviceran të punës.
Një evaluim i jashtëm ka ardhur në përfundimin se përmes këtij programi është arritur që të ndihmohen 7 nga 10 persona për të gjetur një zgjidhje sa i përket punësimit ose shkollimit. “Mbështetja e migrantëve nga mentorët vullnetarë në integrimin e tyre në Zvicër, është një punë që ja vlen”, thuhet në një komunikatë të SEM.
Përmbajtja e projekteve veç e veç dallon shumë nga rasti në rast. Kështu, në projektet e realizuara në Zvicrën Lindore nxënësit me prejardhje të huaj gjatë kërkimit të punës janë ndihmuar nga studentët. Projekte të tjera ndërkaq u dedikohen të huajve me kualifikime të larta dhe i ndihmojnë ata që të gjejnë një vend pune që përkon me kualifikimet e tyre. Në një projekt tjetër, mentorët mbështesin prindërit në lidhje me preokupimet shkollore të fëmijëve të tyre. Një projekt u ofron migrantëve informacione të rëndësishme lidhur me regjionin.
Grupet të cilave në veçanti u është drejtuar ky program janë azilkërkuesit me qëndrim të përkohshëm (F) dhe ata me status të pranuar azili si dhe fëmijët dhe të rinjtë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana Pas tragjedisë së Crans-Montana, karnavalet në Zvicër po forcojnë sistemin e tyre të zjarrfikjes. Në Sierre,... -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar










