Sport
Shaqiri flet për luftën në Kosovë
“Nuk do të harroj kurrë se kam lindur në Kosovë. Në një vend shumë të varfër, ku nuk ka shumë punë dhe shumë para. Familja ime nuk kishte shumë. Shtëpia e xhaxhait tim ishte djegur. Shtëpia jonë jo, por ishte vjedhur gjithçka çka ka pasur”, shprehet 25-vjeçari.
Federata e Futbollit të Zvicrës së bashku me Zyrën Federale Zvicerane të Sportit dhe sekretarin shtetëror për migracion kanë nisur projektin “Të bashkuar rreth futbollit”, shkruan “bluewin.ch”.
Xherdan Shaqiri flet me anë një të video mesazhi për kohën e luftës në Kosovës dhe fillimin e tij në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
“Ne mbështesim klubet e futbollit në kontributin e tyre të vlefshëm për integrimin e refugjatëve”, është mesazhi i federatës së Zvicrës.
Në një video-mesazh, Shaqiri flet si filloi të merret me futboll. Gjithashtu Shaqiri flet edhe për vendlindjen e tij, Kosovës, ku mbizotëronte lufta, derisa ai iku në vitin 1992 si fëmijë me prindërit e tij në Zvicër.
“Nuk do të harroj kurrë se kam lindur në Kosovë. Në një vend shumë të varfër, ku nuk ka shumë punë dhe shumë para”, thotë Shaqiri, duke shtuar: “Familja ime nuk kishte shumë. Shtëpia e xhaxhait tim ishte djegur. Shtëpia jonë jo, por ishte vjedhur gjithçka çka ka pasur”, shprehet 25-vjeçari.
Ai është i kënaqur që ka shkuar në Zvicër. “Jam shumë i kënaqur që jemi në Zvicër, në një vend të sigurt, ku ne mund të udhëheqim jetët tona në paqe”.
Shaqiri ka shtuar se është shumë i kënaqur që luan futboll dhe është gjëja më e mirë që mund t’i ketë ndodhur. Gjithashtu kujton kohën kur filloi të merret me futboll në moshën 8-vjeçare, ku nuk ka shumë presion dhe luaj lirshëm.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet










