Kultura
Ilir Ferra, çmim stimulues për romanin në gjuhën gjermane
Çmimi “Chamisso jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë jogjermanë
Fondacioni i njohur gjerman për stimulimin e kulturës, Robert-Bosch Stiftung ka ndarë çmimin “Chamisso” për vitin 2012, që jepet për veprën më të mirë letrare në gjuhën gjermane, të shkruar nga autorë jogjermanë. Këtë çmim, që ka edhe vlerë në të holla (15.000 euro), e ka fituar autori çek Michael Stavaric për romanin “Brenntage”.
Po kështu, fondacioni i përmendur ka ndarë ehe dy çmime stimuluese me vlerë prej nga 7000 eurosh. Fituesi i njërit çmim është autori shqiptar Ilir Ferra, i cili jeton në Austri, për romanin e shkruar në gjuhën gjermane “Rauchschatten” (Hijet e tymit), ndërsa i tjetrit, hungarezi Akos Doma për romanin “Die allgemeine tauglichkeit”.
Çmimet do të dorëzohen më 1 mars në Munih.
Çmimi “Chamisso”, është i vetmi i këtij lloji në hapësirën gjermane dhe ndahet nga viti 1985.
Ilir Ferra është i lindur në vitin 1974 në Durrës dhe jeton në Vjenë nga viti 1991.
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Një vit kontrastesh për bujqësinë zvicerane Ishte një vit kontrastesh për bujqësinë zvicerane. Të korrat e mira rimbushën stoqet, por çmimet e... -
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në Zvicër -
Cilat do të jenë kursimet dhe shpenzimet shtesë të familjeve në vitin 2026? -
Ndërtesa më e lartë në Zvicër: Mega-rrokaqiell i ri i planifikuar në Cyrih -
Shtrimet në spital në urgjencë rriten ndjeshëm në dimër









