Zhduket babai shqiptar në Zvicër
Ramiz Selmani ka ikur nga spitali psikiatrik i Monthey-së tash e dy muaj. Prej asaj dite gjurmët e tij janë zhdukur
Disa ditë më herët, një telefonatë zgjoi kureshtjen e albinfo.ch. Prej dy muajve, në kantonin e Valisit, në qytezën e Saxon-it, një familje kosovare jeton nën ankth. Gjyla, 35-vjeçare, më shpjegon situatën e padurueshme në të cilën gjendën nëna, tri motrat dhe vëllai i saj. Ndërsa babai i tyre ishte i strehuar në Spitalin psikiatrik të Monthey-së, ai ka arritur të ikë. Në mbrëmjen e 22 tetorit 2011 Ramiz Selmani, babai i Gjyles, shfrytëzon rastin për të ikur, ndërkohë që personeli mendonte se ai po pinte cigare në tarracë.
Që nga ditët e para të zhdukjes hetimet fillojnë, fotografia e Ramizit publikohet nëpër gazeta dhe televizione të ndryshme zvicerane. Fatkeqësisht, hapat e ndërmarrë nuk ishin të suksesshëm, dhe pas një kohe policia vendosi të ndërpresë hulumtimet.
Familja Selmani ndjehet e braktisur, e lënë pasdore. Ajo përjeton një situatë konflikti të brendshëm tronditës: “Si mund të vazhdohet jeta kurse ndoshta babai im është në situatë të trishtueshme”, thotë Gjyla. Të fundosur në një realitet të ashpër dhe pasigurie për fatin e të afërmit të tyre, mbarë familja e ka vështirë të pajtohet me zhdukjen e Ramizit. Gjyla shpjegon se sa është e rëndësishme për ta të marrin një lajm, qoftë i gjallë, apo i vdekur. Zëri i saj tregon se sa rëndë përjetohet kjo zhdukje, e cila zvarrit çdo përpjekje për të ecur përpara.
“Si mund të rindërtohet një jetë familjare, kur fati i babait mbetet i panjohur ? Sa po mundem po e largoj mendjen nga ai. Sepse menjëherë më kaplojnë mendime të errëta dhe nuk i gjej qare vetes”, tregon Gjyla për albinfo.ch.
© Ramiz Selmani
“Ai kishte vetëm një ëndërr, të kthehet në vendlindje”
Për t’ iu përgjigjur pyetjes sonë, Gjyla shpjegon me dhembje se babai i saj nuk dëshironte të qëndronte në spital. Ai kishte vetëm një ëndërr, të kthehet në vendlindje. Por, kjo gjë ishte e pamundur për shkak të gjendjes së tij mentale. Pas një çasti heshtjeje, Gjyla me plot trishtim fillon të përshkruajë rrugën e vështirë të nënës dhe babait të saj të martuar para 42 vjetëve. Qysh prej asaj kohe nëna kishte vërejtur se burri i saj kishte probleme mendore, por në atë kohë sëmundjet e tilla ishin tabu. Kështu që nëna u detyrua t’i vuajë ato probleme në heshtje.
Në vitet ‘70-ta Ramizi sikur shumë kosovarë të tjerë vjen në Zvicër për të punuar në bujqësi, pastaj në ndërtimtari, gjersa ndeshet me probleme shëndetësore që e shtyjnë të ndërpresë punën. Sëmundja e tij veçsa keqësohej dhe fazat agresive shpeshtoheshin gjithnjë e më tepër. Në vitin 2001 ai tregohet aq agresiv kundër nënës së Gjyles, sa që mjeku familjarë ndërhyn dhe psikiatri vlerëson se ai duhet të qëndrojë në spitalin psikiatrik të Monthey-së. Që atëherë Ramizi kalon shumicën e kohës në spital, ndërsa fundjavët dhe pushimet i kalon në shtëpi, në gjirin familjar. Por atij nuk i mjaftonte, ai kishte vetëm një qëllim, të kthehej sërish në fshatin e tij të lindjes, në Medvegjë.
Malli për vendlindje ishte aq i fortë, thekson Gjyla, sa që kur ishin në Kosovë, në fshatin Hajvali (rrethi i Prishtinës), ai është nisur këmbë gjersa kishte mbërritur në Medvegjë. I sapoarritur në fshat, të afërmit e tij e kishin lajmëruar familjen në Hajvali. Prandaj, edhe Gjyla ka frikë se ai është nisur sërish për vendlindje, por këtë herë, pa para dhe pa letërnjoftim.
Edhe pse familja e ka dërguar në Kosovë po thuaj se 14 muaj të tërë bashkë më nënën, ata prapëseprapë u detyruan ta kthejnë në Zvicër për çështje shëndetësore. Duke e pasur parasysh se kushtet në Kosovë janë ndryshe, familja e Ramizit nuk patën rrugë tjetër se ta sjellin sërish në Zvicër për një mbështetje mjekësore të përshtatshme.
Gjyla shpjegon se policia i ka ndërprerë tashmë hetimet. Dy muaj më vonë, asgjë e re nuk ka ndodhur. Rrethi familjar e ka kërkuar nëpër shtëpi të ndryshme strehimi dhe dyshon mos është i fshehur në ndonjë kishë. Por ajo që e mundon Gjylën është fakti se ndoshta ai ka marrë trenin dhe tani është i humbur në rrugicat e Italisë. “Më mirë mos të mendoj fare, se përndryshe rrezikoj të çmendem. Sikur ta kishim vetëm një lajm, çfarëdo qoftë ai”.
Një plagë e tillë vështirë se mbyllet, aq më tepër kur nuk dihet asgjë për fatin e të zhdukurit.
Sidoqoftë, duke dëgjuar rrëfimet e Gjylës vështrojmë se i zhdukuri ka mbuluar me një hije të errët përditshmërinë e familjarëve, duke ua prishur qetësinë e tyre shpirtërore. Prandaj, për çdo informacion mos ngurroni dhe kontaktoni personat përkatës.
©Ramiz Selmani
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash Udhëtimi midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nuk është aspak një përvojë relaksuese. Për çfarë duhet... -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar -
Një vit kontrastesh për bujqësinë zvicerane -
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në Zvicër











