Autotech
Si u prit iPhone X
Modeli më i shtrenjtë kushton mbi 1000 dollarë, ndërsa përdoruesit do të paguajnë për një skaner të syve që zëvendëson atë të gishtave
Kur shefi i kompanisë Apple, Tim Cook, deklaroi se iPhone X është kërcimi më i madh i kompanisë që nga lansimi i iPhonet të parë, njerëzit nuk ishin duke e ditur a po flet për performancat apo çmimin e tij.
Modeli më i shtrenjtë kushton mbi 1000 dollarë, ndërsa përdoruesit do të paguajnë për një skaner të syve që zëvendëson atë të gishtave, transmeton albinfo.ch.
Duke marrë parasysh edhe emrin iPhone “dhjetë” kompania ka lënë në konfuzion fansat e iPhoneve duke mos treguar a do të vijë më iPhone 9 apo jo.
Kështu iu përgjigj interneti:
Cnet
Dy pyetjet e mëdha për mua që të fokusohem te iPhone X është ndryshimi në dizajn dhe largimi i butonit kryesor. A do të jetë telefoni më lehtë i përdorshëm? A do të jetë më e përshtatshme përdorimi i fytyrës për të hapur telefonin?
The Verge
iPhone X mund të jetë iPhone më i fortë ndonjëherë, por krahasuar me çdo Android, është e vështirë të tregosh se ku po udhëheq. Por nëse Apple ka treguar një gjë me çdo gjeneratë të re të iPhonet, është se optimizimi i harduerit dhe softuerit është shumë i rëndësishëm.
Wall Street Journal
iPhone X me dizajn të ri – 5.8-inç, ekran qosh-qosh – ka rritur shpresat se do të ketë suksesë në Kinë, ku shitjet kanë rënë në gjashtë tremujorët e fundit. Klientët atje janë më të ndikuar nga dizajni në krahasim me çdo treg tjetër.
Bloomberg
Një iPhone 1000 dollarësh mund të risë vlerën e aksioneve të Apple-it për gjashtë për qind… por kjo varet nga suksesi i iPhone X.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













