Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën në Vjenë

Kjo ekspozitë skulpturash e Destan Gashit do të jetë e hapur nga 26 janari deri më 23 shkurt 2012

Skulptori i njohur kosovar që jeton dhe krijon në Vjenë të Austrisë, autor i disa ekspozitave personale, Destan Gashi paraqitet me ekspozitën e tij më të re në „Paulus Apotheke „ në Vjenë, vend ky i njohur për aktivitete artistike..

Në këtë veprimtari ekspozuese Destan Gashi do të prezantojë 11 skulpturat e gdhendura në lloje të ndryshme të gurit..

Në skulpturat e tij, dominon edhe këtë herë si figurë artistike femra..

Kjo ekspozitë skulpturash e Destan Gashit do të jetë e hapur nga 26 janari deri më 23 shkurt 2012.

Krijuesi Destan Gashi është prejardhje nga Rahoveci i Kosovës. Ai ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel, fillimisht në pikturë duke diplomuar në vitin 1978, ndërsa më vonë vazhdon në degën e skulpturës dhe diplomon në vitin 1985..

Prej vitit 1987, ai jeton dhe krijon si skulptor i pavaruar në Vjenë të Austrisë, dhe ka hapur shumë ekspozita kolektive dhe personale në Vjenë, dhe në vende të ndryshme gjithandej Austrisë.

http://www.paulus-apotheke.at/news/item/88-einladung-zur-vernissage-destan-gashi.html