Autotech
Të gjitha superpajisjet që lansoi Apple
Pajisja do të kushtojë 999 dollarë dhe do të dalë në treg më 3 nëntor
Apple të martën lansoi disa nga iPhonet më të dalluarit deri tani në një ngjarje të madhe të organizuar, në dhjetëvjetorin e lansimit të iPhonet të parë.
iPhone X mori vëmendjen e plotë. Zëvendëspresidenti i marketingut në Apple, Phil Schiller, e vlerësoi “kërcimin më të madh përpara që nga lansimi i iPhonet origjinal”.
Pajisja do të kushtojë 999 dollarë dhe do të dalë në treg më 3 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Telefoni ka ekran më të gjerë dhe dizajn ndryshe e me teknologji që njeh fytyrën. Atë Apple e vlerëson si “super retina”. Ekrani i iPhone “Dhjetë” është 5.8-inç i madh. Bateria e tij jeton për dy orë më shumë dhe përkrah mbushjen pa kabllo. Pajisja nuk ka butonin kryesor, ndërsa për të aktivizuar asistentin digjital Siri, duhet të shtypet një buton anësor. Për të hapur telefonin, përdoruesit mund të aktivizojnë Face ID, që identifikon përdoruesit me shansin e gabimit 1 në 1 milion.
iPhone 8 and iPhone 8 Plus
Apple po ashtu prezantoi iPhonet e rinj 8 dhe 8 Plus, me ekrane dhe zmadhues zëri më të mirë, si dhe xham të përforcuar. Pajisja mund të mbushet pa kabllo. iPhone 8 Plus kushton 799 dollarë. Telefonat kanë procesor A11 Bionic, për të cilin Apple thotë se është më i miri ndonjëherë. Ai është mes 25 dhe 70 për qind më i shpejtë se procesori i krijuar për iPhonet e vitit të shkuar. Senzorët e rinj në kamerë mundësojnë fotografi dhe video më të mira.
Apple TV
Apple prezantoi edhe një pako të re të Apple TV, i cili do të mund të porositet nga 15 shtatori dhe do të jetë në dispozicion një javë më pas. 4K TV do të kushtojë 179 dollarë për versionin me 32GB, ndërsa 199 dollarë për versionin me 64GB.
Ora Apple
Ora e re Apple, Serie 3, vjen me mundësinë e “vendosjes” së një numri në të. Edhe kjo pajisje del në treg më 22 shtator. Ka madhësinë e njëjtë si të Series 2, ndërsa numri është i njëjti me atë që përdoret te iPhone, ka thënë Apple. Ora e re mundëson transmetimin e miliona këngëve, ka më shumë bateri dhe procesor më të shpejtë si dhe përkrah asistentin digjital Siri.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











