Rrëfimi filmik për luftën e Kosovës në Francë
“Amnesia” i Lendita Zeqirajt do të shfaqet në mesin e filmave nga mbarë bota
Kështu në shqip përkthehet emri i festivalit ndërkombëtar të filmit “Tout les Cinemas du Monde”, edicioni i 17 i të cilit do të mbahet në shkurt, shkruan Koha Ditore.
Nga 3 deri më 11 shkurt, në qytetin Rouen të Francës, pjesë e garës do të jenë filmat e metrazhit të shkurtër, metrazhit të gjatë dhe ata dokumentarë të filmaxhinjve nga të gjitha kontinentet.
Përveç filmit të metrazhit të shkurtër “Amnesia”, Zeqiraj do të paraqitet edhe me dokumentarin “Nuk jetojmë në parajsë”. I pari do të jetë premierë botërore në këtë festival.
Regjisorja Zeqiraj ka thënë se pjesëmarrja e filmit “Amnesia” në këtë festival promovon Kosovën, përjetimet dhe pasojat e pasluftës.
“Filmi u dedikohet të gjithë atyre që përjetuan tmerrin dhe absurditetin e luftës”, ka thënë Zeqiraj.
Filmi nuk ka një personazh të caktuar, por merret më shumë me aspektin filozofik të harresës së ngjarjeve të luftës.
“Nuk ka personazh, madje nuk ka as forma. Të gjitha figurat janë forma që i kam punuar unë vetë. Nuk shihet asgjë konkrete, por janë të mjegulluara, që në aspektin psikologjik trajtojnë dhe simbolizojnë temën e harresës së luftës”, ka theksuar Zeqiraj, shkruan Koha Ditore
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve












