Jeta në Zvicër
Rikthehen garat e Formulës në Zvicër pas 60 vjetësh
Kjo garë do të zhvillohet në Cyrih më 10 qershor të vitit të ardhshëm
Zvicra një vend që ndaloi garat me motorë në vitin 1955 pas aksidentit të rëndë në Le Mans, do të kthehet në kalendarin ndërkombëtar të kampionatit elektrik të Formula E, shkruajnë mediat ndërkombëtare, njëra ndër to edhe “New York Times”.
Kjo garë do të zhvillohet në Cyrih më 10 qershor të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt, është shprehur i lumtur që garat do të mbahen edhe në Zvicër. Pikërisht selia e FIA-s është në Paris dhe Gjenevë.
Ndalimi i garave të shpejtësisë në Zvicër erdhi pasi 83 shikues kishin vdekur dhe më shumë 100 ishin lënduar, në garën “Le Mans 24 orë”, më 1955 në Francë. Kjo ishte një tragjedi e madhe sportive, duke bërë që edhe Mercedes Benz të tërhiqet nga garat deri më 1989. Gjithashtu edhe piloti i saj, Pierre Levegh, që kishte hyrë në turmë kishte vdekur.
Ndalimi i 1955 pasoi vdekjen e të paktën 83 spektatorëve, me më shumë se 100 të lënduar, në garën sportive të Le Mans 24 orë të atij viti në Francë, kur Mercedes i francezit Pierre Levegh hyri në turmë.
Gara e fundit në Zvicër ishte mbajtur në pistën e Bremgartenit, afër Bernit më 1954. Çmimi i Madh i Zvicrës ishte mbajtur në Formula 1 më 1982, por ishte zhvilluar në pistën Dijon-Prenois në Francë.
Garat në Formula E do të fillojnë më 2 dhjetor në Hong Kong të Kinës dhe do të përfundojnë më 29 korrik 2018 në Montreal të Kanadasë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













