Sport
De Biasi nuk e harron Shqipërinë
Gianni De Biasi nuk ka harruar ta përmendë kombëtaren e Shqipërisë në prezantimin e tij si trajner i Deportivo Alavesit në Spanjë.
Pas gjashtë vjetëve te kuqezinjtë, italiani është kthyer në La Ligë për të udhëhequr skuadrën që ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri duke mos marrë asnjë pikë në gjashtë ndeshjet e para.
Në prezantimin e tij te klubi i ri, De Biasi ka treguar arsyet e largimit nga Shqipëria, përcjell albinfo.ch.
“U largova nga Shqipëria pasi ajo skuadër nuk shkonte dot në Rusi. Lojtarëve pas Europianit i iku dëshira dhe uria, kujtuan se arritën gjithçka. Më duhej t’i lija vendin një trajneri tjetër që të kishte mundësi të njihte skuadrën dhe ta përgatiste për në eliminatoret e ardhshme. Ai është një ekip i gatshëm tashmë dhe unë bëra një gjest dashurie ndaj Shqipërisë, Presidentit dhe tifozëve”, ka thënë De Biasi, transmeton Top-Channel.
Aventurën e re në Spanjë, De Biasi do ta fillojë fundjavën e ardhshme me ish-skuadrën që ka drejtuar më parë në sezonin 2007/08, Levanten.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













