Sport
Januzaj tregon pse zgjodhi Belgjikën para Shqipërisë e Kosovës
“Unë jam i lindur në Belgjikë dhe u rrita atje prandaj zgjodha Belgjikën. Është vendi ku unë kam lindur, është vendi im”, ka thënë Januzaj
Adnan Januzaj ishte një futbollist i talentuar me të ardhme të ndritur, madje krahasohej me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Ai ishte i kërkuar me ngulm nga Shqipëria dhe ishte një fushatë e madhe që ai të luajë për kuqezinjtë. Gjithashtu i kishte dyert e hapura edhe te Kosova, përcjell albinfo.ch.
“Unë jam i lindur në Belgjikë dhe u rrita atje prandaj zgjodha Belgjikën. Është vendi ku unë kam lindur, është vendi im. Ishte një vit i shkëlqyer për mua në kombëtare, por më pas gjithçka u bë e vështirë. Tani shpresoj që të kem një vend te Belgjika në Botërorin e Rusisë në 2018″, ka thënë mesfushori shqiptar, që tani luan në Real Sociedad.
Januzaj ishte i kërkuar edhe nga Anglia, Turqia e Belgjika, dhe në fund zgjodhi Belgjikën, derisa gati që dy vjet nuk është ftuar.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











