Kosova
Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani ndan 139 bursa
Kompanitë anëtare të Unionit kanë ndarë një fond të veçantë për programin e bursave me nga një bursë prej 100 Euro/muaj, për një vit akademik. Këtë vit, numri i përfitueseve është rritur nga 100 në 139
Për të tretin vit me radhë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani me seli në Köln të Gjermanisë, kanë ndarë bursa për studente nga viti i 2-të e sipër në nivelin Bachelor për të gjitha profilet në Universitetin Publik të Kosovës.
Rezultatet për ndarjen e bursave për vitin akademik 2017/2018 janë publikuar në faqen zyrtare të “Facebook” të OEGJK-së, përcjell albinfo.ch.
Ndarja e bursave mundësohet nga Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani.
Kompanitë anëtare të Unionit kanë ndarë një fond të veçantë për programin e bursave me nga një bursë prej 100 Euro/muaj, për një vit akademik. Këtë vit, numri i përfitueseve është rritur nga 100 në 139.
Këto bursa u janë dhënë vajzave studente me notë mesatare gjatë studimeve mbi 8.00 dhe të cilat vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike. Përparësi në këto aplikime kanë pasur studentet që vijnë nga familje të kategorive të dala nga lufta. Ceremonia e ndarjes së bursave do të bëhet më 30 shtator.
Kandidatet e pranuara janë:
https://drive.google.com/file/d/0B8sEBg4rupbXQk5XRjRUbkNnSWs/view
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029









