Kosova
Kaçaniku përfiton rreth 140 mijë euro nga Gjermania
Komuna e Kaçanikut ka përfituar shumën në vlerë prej 137 mijë e 381 euro, në kuadër të garës për mjedis të pastër, nga Republika Federale e Gjermanisë nëpërmjet KfW-së, ku kanë qenë të përfshira 17 komuna të Kosovës, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.
Në takimin që kishte kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi me kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastërtia” Dugagjin Hetemi, u diskutua ndarja e këtyre mjeteve në KRK “Pastërtia” dega në Kaçanik.
Në takim po ashtu u diskutua forma më e mirë e menaxhimit të mbeturinave. Kryetari Ilazi falënderoi stafin komunal për angazhimin dhe punën e tyre për t’u bërë pjesë e garës ku tashmë kanë dal fitues.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












