Lajme
Diskriminimi ende i theksuar në Maqedoni
Në Maqedoni ende shkelen të drejtat e njeriut dhe qytetarët ndjehen të diskriminuar, ka thënë Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti
Këto komente Mehmeti i bëri gjatë një konference me temën “Mekanizmi për mbrojtje nga diskriminimi në Maqedoni”, në kuadër të një projekti të ndihmuar nga BE përmes fondeve IPA.
“Diskriminimi akoma dhemb. Një dukuri që duhet me kohë të prevenohet, në rast se nuk ndodh kjo, atëherë është mirë që të mbrohen viktimat. Nga të dhënat mund të konstatojmë se shumë qytetarë janë të vetëdijshëm se të drejtat e tyre shkelen në baza të ndryshme. Ata ndjehen të përjashtuar apo diskriminuar”, theksoi Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, raportojnë mediet në Shkup
Sipas tij, po rritet numri i kërkesave të qytetarëve në adresë të institucionit të tyre, si mekanizëm mbrojtës.
Mehmeti ka theksuar se në raportin vjetor që është në përgaditje e sipër nga Avokati i Popullit, ka kërkesa të qytetarëve për tu mbrojtur nga diskriminimi në bazë të ndryshme, si kombëtare, fetare, gjinore dhe politike, etj.
Në Maqedoni ekziston edhe Komision për mbrojtje nga diskriminimi. Deri tani, për një vit nga formimi i tij janë adresuar 61 ankesa për diskriminim, kryesisht në baza nacionale dhe politike, punësime dhe sfera tjera.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












