Lajme
Më shumë mallra kineze në tregun kosovar
Ky shtet i largët aziatik tashmë është ndër eksportuesit kryesorë të mallrave në Kosovë, pas Maqedonisë, Serbisë dhe Gjermanisë
Mallrat kineze kanë rritur dukshëm prezencën e tyre në tregun kosovar, shkruan Zëri.
Sipas statistikave të Doganave të Kosovës, importi nga Kina arrin në rreth 10 për qind të importit të përgjithshëm në vend. “Në vitin 2011 nga Kina janë importuar mallra në vlerë prej 170.7 milionë euro, përderisa importi nga ky shtet aziatik në vitin 2010 kishte qenë 136.5 milionë euro”, tha zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.
Me rritjen e vlerës së importit për rreth 35 milionë euro vetëm nga viti 2010 në vitin 2011 është rritur edhe numri i kompanive kosovare që importojnë nga Kina.
Stavileci pohon se gjatë vitit 2010 nga Kina kanë importuar 1494 biznese, ndërsa një numër i tillë në vitin 2011 ka arritur në 1570. “Nga viti 2010 në vitin 2011 numri i bizneseve që kanë importuar nga Kina është rritur për 76”, theksojnë zyrtarët doganorë të Kosovës
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë Përfaqësia diplomatike sqaron se votat me postë duhet të dërgohen në adresën e përcaktuar nga KQZ-ja,... -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival” -
Harvard
Yll Sadiku përfundon studimet Master në Harvard Law School -
Itali
Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” mbyll vitin shkollor me festë dhe teatër kushtuar Skënderbeut
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo Solothurni njihet për lidhjen e tij të pazakontë me numrin 11, i cili është bërë pjesë... -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau -
Rrëzohet një aeroplan pa motor në Schwyz, vdes piloti














