Jeta në Zvicër
Gjykimi i ‘Bishës së Rupperswil” zhvillohet në mars të vitit 2018
Më 21 shtator 2015, Thomas N dyshohet se ka vrarë Carla Schauer (48), dy djemtë e saj David (19) dhe Dion (13) dhe 21 vjeçaren Simona në qytetin zviceran të Rupperswil
Thomas N. i njohur si ‘Bisha e Rupperswil’ do të përballet me gjyqin në fillim të vitit të ardhshëm. Ai akuzohet për vrasjen brutale të katër personave me thikë në vitin 2015, në kantonin e Aargaut, shkruan “The Local”.
Më 21 shtator 2015, Thomas N dyshohet se ka vrarë Carla Schauer (48), dy djemtë e saj David (19) dhe Dion (13) dhe 21 vjeçaren Simona në qytetin zviceran të Rupperswil, përcjell albinfo.ch.
Gjyqi do të zhvillohet në Gjykatën Rajonale të Lenzburgut në mars të vitit 2018 dhe ka të ngjarë të zgjasë katër ditë.
Mediat zvicerane e kishin përshkruar si një vrasjet më të tmerrshme në historinë kriminale zvicerane. Thuhet se ai ka vrarë viktimat me thikë kuzhine.
I akuzuari ishte një trajner lokal i futbollit, i cili jetonte shumë afër me viktimat. Ai akuzohet për vrasje të shumëfishtë, shantazh, marrje pengjesh, dhe një varg shkeljesh të tjera.
Ai i ishte shmangur policisë, që kishte ofruar 100 mijë franga për kapjen e tij. Pasi ishte hapur kishte pranuar fajin. I akuzuari gjithashtu dyshohet se ka përdhunuar Dionin, 13-vjeçarin, para se ta vriste, sipas gazetë lokale “Aargauer Zeitung”.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













