Kosova
Ambasada amerikane ndihmon FSK-në me pajisje në vlerë prej 9.2 milionë dollarë
Në mjediset e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, është organizuar ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të pajisjeve “Harris”, nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për Kompaninë e Komunikimit, në vlerë 9.2 milionë dollarë amerikan, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka falënderuar ambasadën amerikanë në Kosovë për bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer në vazhdimësi për FSK-në.
“Ky donacion për FSK-në është mjaft i rëndësishëm pasi që Forca bëhet moderne vetëm më pajisje të tilla moderne. Shpresojmë që në të ardhmen këtë sistem ta përdorim në komunikime të drejtpërdrejta me partnerët dhe aleatët tanë”, është shprehur Berisha.
Më pas, mysafirët vizituan edhe pjesëtarët e FSK-së, të cilët për t’u aftësuar në përdorimin e këtyre pajisjeve po ndjekin trajnimin e organizuar nga instruktorët amerikanë.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













