Të festojmë të bashkuar
Të nderuar bashkëkombas, zonja dhe zotrinj, jemi në prag të 17 shkurtit të vitit 2012, të ditës historike për Kosovën dhe popullin shqiptar në përgjithësi, ditës së pavarsisë të Republikës së Kosovës.
Për këtë ditë të madhe është kontribuar për shumë dekada, nga mbarë populli shqiptar, kontribut të qmuar për këtë ditë historike dha edhe mërgata. Andaj shoqëria shqiptare në Interlaken me rrethinë janë, organizuar për të festuar këtë përvjetor të madh.
Në pamundësi për të festuar pikërisht në ditën e shpalljes më 17 shkurt kemi vendosur të festojmë të dielën më 19 shkurt 2012.
Këshilli organizativ ka bërë organizimin e duhur për të festuar këtë ditë të madhe të historisë, me tingujt e bukur të këngës shqipe nga melosi ynë popullor.
Pjesëmarrja e juaj e nderon dhe e madhështon këtë manifestim që bëhet për nderë të katërvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju mirëpresim.
Manifestimi mbahet të dielen më 19 shkurt 2012 në këtë adresë:
Eichzun 4, 3800 Unterseen
Duke filluar nga ora 14.00.
Sqarim:
Dalja nga Unterseen në drejtim të, Thun- Gunten, afër garazhës Volvo.
Aty ku është festua 28 nëntori i vitit që shkoi.
Këshilli Organizativ Për Festimin e Katërvjetorit
Të Pavarësisë Së Republikës Së Kosovës në Thun
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare
Jeta në Zvicër
-
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? Ulja e çmimeve të barnave në Shtetet e Bashkuara, pas një marrëveshjeje të shpallur nga presidenti... -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar









