Kosova
Gjermani i cili luftoi për UÇK-në bëhet me banesë të re
Banesa ka kushtuar 25 mijë euro, si dhe mobilimi i saj. Ai ka krijuar familje në Kosovë, ku bashkëshorten e ka shqiptare, si dhe kanë një djalë
Një ditë më parë raportuam se gjermani, Kargus Karlhenz (Heinz), i cili kishte luftuar vullnetarisht në UÇK ishte në gjendje të rëndë, derisa sot Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e ka bërë me banesë të re, shkruan albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar kjo shoqatë në rrjetet sociale. Banesa ka kushtuar 25 mijë euro, si dhe mobilimi i saj. Ai ka krijuar familje në Kosovë, ku bashkëshorten e ka shqiptare, si dhe kanë një djalë.
“Sot, ditë e premte. Këtë ditë do ta mban në mendje gjithmonë Hansi dhe familja e tij sepse sot ju dhurua një banesë e re. Është gjerman dhe në vitin 1998 vjen për ta ndihmuar popullatën tonë dhe t’i bashkohet Ushtrisë sonë Çlirimtare. Nga ajo kohë Hansi nuk ka shkuar më në Gjermani, ka bashkëshorten dhe një djalë 13-vjeçar, punon në FSK në Ferizaj. Sot u befasua nga ne kur ja dhamë lajmin se do t’i dhurohet një banesë e cila është 66 metra katrorë në Fushë Kosovë. Banesa ka kushtuar 25 mijë euro plus mobilimi i saj. Listën me emrat e donatorëve do ta publikojmë të hënën ndërsa videon pak më vonë”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra















