Kosova
Reagime të shumta pas rrahjes me grushte mes deputetëve
Lajmi është përkrahur edhe në mediat e rajonit, si në Maqedoni e Shqipëri, duke u habitur për ngjarjen që ka ndodhur
Rrahja mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka ‘live’ në një emision në “Klan Kosova”, ka zgjuar reagime të shumta në Kosovë, por edhe më gjerë, shkruan albinfo.ch.
Videoja e rrahjes ndërmjet tyre është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, duke marrë shumë reagime.
Por, lajmi është përkrahur edhe në mediat e rajonit, si në Maqedoni e Shqipëri, duke u habitur për ngjarjen që ka ndodhur.
Pas përleshjes ka reaguar edhe Milaim Zeka. “Unë në çdo debat televiziv do tu tregoj njerëzve çfarë manipulantësh dhe çfarë rrugaçësh janë një pjesë e njerëzve të Vetëvendosjes. Ai u ndez kur unë i thashë që është krijesë e SHIK-ut. Mua më vjen keq që ndodhi ajo gjë, por ndodhi mrekullia që t’i tregohet popullit kush janë këta njerëz”, është shprehur Zeka.
Gjithashtu edhe NISMA për Kosovën ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj Deputetit të Parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka. Ata me anë të një komunikate kanë kërkuar që Vetëvendosje të distancohet nga kjo që ka ndodhur, por deri më tani VV nuk ka reaguar.
I vetmi që ka reaguar është Fisnik Ismaili. “Kjo ke për atë gazetaren, që i pat thanë lopë e Danimarkës”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.
Për rrahjen mes deputetëve ka reaguar edhe Kushtrim Reshitaj, i cili ishte moderator i këtij emisioni. Thjesht ndjej keqardhje për shikuesit, të cilët prisnin debatin e paralajmëruar për mungesën e seancave parlamentare, vazhdimësinë e tyre gjatë muajit tetor si dhe fushatën parazgjedhore”, ka shkruar Reshitaj.
Gjithashtu shumë analistë kanë reaguar, duke dënuar atë çfarë ka ndodhur. Rrahjen e deputetëve e kanë dënuar edhe shoqëria civile.
https://www.youtube.com/watch?v=IFLKb1I7gys
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











