Kultura
“Mbrëmje Shqiptare” në Muzeun Nacional të Lihtenshtajnit
Kjo mbrëmje ka në sfond ekspozitën "Besa, një çështje nderi", që është hapur në po këtë muze në muajin e kaluar
Të mërkurën, më 15 shkurt në Muzeun Nacional të Lihtenshtajnit (Landesmuseum Liechtenstein) do të mbahet veprimtaria e titulluar “Mbrëmja shqiptare”.
Kjo mbrëmje ka në sfond ekspozitën “Besa, një çështje nderi”, që është hapur në po këtë muze në muajin e kaluar dhe vazhdon të presë vizitorë deri më 4 mars. Mbrëmja, ashtu sikurse edhe ekspozita, ka në plan të parë humanizmin që kishin treguar shqiptarët duke shpëtuar hebrenjtë që kishin ikur nga nazizmi dhe ishin strehuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Veç kësaj, temë e mbrëmjes do të jetë edhe njohja më e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Siç shkruan në njoftimin e muzeut, Shqipëria, ka një histori jo të qetë. “Gjatë diktaturës komuniste ajo ishte praktikisht e izoluar nga bota, ndërsa edhe sot ne e njohim fare pak këtë vend. Ekspozita “Besa…” është një rast i mirë për të prezantuar Shqipërinë në Lihtenshtajn”.
Në “Mbrëmjen Shqiptare” kryetari i shoqatës Miqtë lihtenshtajnas të Yad Vashem-it, do të mbajë një fjalë hyrjeje, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mehmet Elezi do të mbajë në vazhdim një ligjëratë.
Mbrëmja vazhdon me rrëfimin për atë se si e ka përjetuar Shqipërinë arkeologu gjerman Rainer Vollkommer. Ai ka bërë pjesë në një grup arkeologësh gjermanë që kishin vizituar Shqipërinë në vitin 1989. Ishte ky grupi i dytë i shkencëtarëve gjermanë që po lejoheshin të vizitonin vendin plotësisht të izoluar nga bota.
Në këtë vazhdë do të shfaqet edhe një film i shkurtë që pasqyron vizitën e parë të arkeologëve ndërkombëtarë që kishin bërë në vitin 1985 në Shqipëri. Xhirimet e bëra me atë rast, duke qenë ndër të parat që bëheshin nga të huajt, tregojnë pamje nga historia dhe arti i shqiptarëve në atë kohë të vështirë.
Kjo mbrëmje që mbahet më 15 shkurt, me fillim në orën 18.00, organizohet nga shoqata e Lihtenshtajnit Miqtë e Yad vashem”, që është organizatë izraelite që përkujton holokaustin.
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare
Jeta në Zvicër
-
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? Ulja e çmimeve të barnave në Shtetet e Bashkuara, pas një marrëveshjeje të shpallur nga presidenti... -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar











