Kosova
Policët e korruptuar dalin para gjykatës
Në aktakuzë thuhet se këta të dyshuar kanë marrë nga qytetarët mjete materiale në shumë prej 10 e deri në 200 euro
20 ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Rajoni i Mitrovicës janë ulur në karrigen e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dega në Vushtrri.
Ata dyshohet se në muajt e fundit të vitit 2016, në bashkërendim mes vete, kanë kryer vepër penale “marrje ryshfeti” gjatë orarit të punës. Në aktakuzë thuhet se këta të dyshuar kanë marrë nga qytetarët mjete materiale në shumë prej 10 e deri në 200 euro. Të gjithë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm, përcjell albinfo.ch.
Gjyqtari Avdi Mehmeti ka thënë se të dyshuarit për korrupsion, oficerët policorë po gjykohen në dy grupe dhe lëndët janë të ndara, për shkak të kushteve dhe numrit të madh të akuzuarve. Të akuzuar për dyshime “marrje ryshfeti” janë 59 ish-pjesëtarë të policisë derisa një pjesë e tyre janë edhe nga rajoni i Prizrenit.
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra












