Shkurt.ch
Maurer: “Gripen, është aeroplani që i duhet Zvicrës”
"Aeroplanët Gripe i përmbushin kërkesat e Armatës Zvicerane dhe kanë çmimin më të volitshëm në treg"
Ministri i Mbrojtjes i Zvicrës, Ueli Maurer, është shprehur sot para medieve, pas një trysnie nga opinioni dhe politika lidhur me vendimin për blerjen e aeroplanëve luftarakë suedezë “Gripe”. Ai, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot pasdite në Bernë ka arsyetuar këtë vendim. Madje edhe konferenca për shtyp mbante titullin “Gripen- zgjidhja optimale për Zvicrën”.
Bashkë me Maurerin, para medieve kanë dalë edhe krerët më të lartë të Forcave ushtarake të Zvicrës.
Opinioni dhe qarqet politike kishin kërkuar nga ministri të japë të dhëna më të sakta për atë se si ndodhi të merrej vendimi në fjalë. Në një raport të brendshëm, aeroplanët “Gripe” nuk kishin fituar vlerësimin e mjaftueshëm.
Në konferencë, ministri Maurer ka mbrojtur vendimin e tij për blerjen e këtyre aeroplanëve. Ai e ka gjykuar si irelevant vlerësimin negativ që u është bërë aeroplanëve në fjalë.
Maurer po ashtu ka hedhur poshtë kritikat sipas të cilave me rastin e përzgjedhjes së avionëve janë ndryshuar qëllimisht kriteret për vlerësimin e tyre.
Aeroplanët Gripe i përmbushin kërkesat teknike të Armatës Zvicerane. Veç kësaj, ky tip i aeroplanëve ka qenë me çmimin më të volitshëm në treg, ka thënë Maurer.
Për më shumë mbi kritikat ndaj ministrit Maurer, lexoni shkrimin tonë: “Avionët Gripen: Ueli Maurer nën trysni”.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave












