Jeta në Zvicër
Sa është e rrezikuar Zvicra nga tsunami?
Tsunami ka pasur më herët në të kaluarën në Zvicër, duke shkaktuar dëme materiale dhe vdekje
Mund të jetë një vend i mbyllur, por Zvicra ka disa nga liqenet më të mëdha në Evropën Perëndimore, dhe tsunamit kanë ndodhur në ujërat zvicerane në të kaluarën, shkruan “The Local”.
Tani hulumtuesit duan të nisin një projekt kërkimor prej dy milionë franga për të hetuar se sa e mundshme është që vendi të goditet nga një tsunami, ka shkruar “Luzerner Zeitung”.
Studimi pritet të bazohet kryesisht në Liqenin e Luzernit, dhe ky studim do të jetë gjatë një periudhe 22 mujore. Tsunami ka pasur më herët në të kaluarën në Zvicër, duke shkaktuar dëme materiale dhe vdekje, përcjell albinfo.ch.
Në shtator të vitit 1601, një tërmet me magnitudë 5.9 goditi Unterwalden në kantonin e Lucernit, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe një valë baticash katër metra mbi Liqenin e Lucernit, që rezultoi me vdekjen e tetë njerëzve, raporton “20 Minuten”, duke cituar arkivat kantonale.
Në vitin 563, një rrëshqitje e madhe e tokës ndodhi në kantonin e Valais, e njohur si katastrofa e Tauredunum, nisi një cunami në Liqenin e Gjenevës, i cili shkatërroi fshatra bregdetare dhe vrau shumë njerëz dhe kafshë.
Në vitin 2012 vala e baticës ishte 13 metra kur goditi Lauzanen dhe tetë metra Gjenevën. Cunami u shkaktua nga rrëshqitja e tokës ose tërmetet.
Ngjarjet e fundit kanë treguar se dyja kanë gjasa të ndodhin në Zvicër. Në gusht një rrëshqitje e madhe ndodhi në Peng Cengalo, duke shkatërruar zonën Bondo të Graubünden. Tërmetet megjithëse janë të vogla, janë relativisht të zakonshme.
Tërmetet e mëdha mbi magnitudën gjashtë priten çdo 50-150 vjet. E fundit, një 6.2, ishte në Sierre në kantonin e Valais në vitin 1946.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë












