Jeta në Zvicër
Si u bë Rüschlikoni vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër
Kryebashkiaku i Rüschlikonit, Bernhard Elsener thotë janë disa faktorë që ky vend është zgjedhur më atraktivi për të jetuar
Nuk është kryeqyteti financiar i Zvicrës, as qendër ndërkombëtare, por një fshat i vogël buzë Liqenit të Cyrihut, që është përzgjedhur si vendi më tërheqës për të jetuar në Zvicër, shkruan ‘swissinfo.ch’.
Në këtë vend shtëpitë janë me drurë dhe ka shumë dyqane të bukura. Pamja nga ana e bregut është mahnitëse. “Pavarësisht se nuk jetoj shumë larg nga Rüschlikon, kjo është vizita ime e parë atje”, thotë autori, përcjell albinfo.ch.
Fshati është pak i njohur për shumicën e zviceranëve. Këtu tatimet janë më të vogla.
Kryebashkiaku i Rüschlikonit, Bernhard Elsener thotë janë disa faktorë që ky vend është zgjedhur më atraktivi për të jetuar. “Ne jemi pranë liqenit në qytetin e Cyrihut, kemi sisteme të shkëlqyera të transportit publik dhe privat”.
Në të vërtetë fshati është vetëm gjashtë kilometra larg nga Cyrihu, i cili është në vendin e 22-të në anketë, derisa Gjeneva në vendin e 45-të.
Faktor tjetër janë gjithashtu çmimet më të lira të banimit dhe është më lirë se në Cyrih. Tashmë ka shumë banesa në këtë fshat, që janë ndërtuar me kosto më të ultë.
Pamja gjithashtu është shumë e bukur, derisa edhe komuniteti është shumë i lidhur, dhe nuk ka dallim në mes vendorëve dhe të huajve. 30 % të popullsisë janë të huaj.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë













