Autotech
Instagrami kritikohet për veçorinë e re
Rrjeti i madh social, Instagram, është kritikuar për veçorinë e re.
Pak ditë pasi mundësoi që njerëzit të postojnë sondazhe në fotografitë e tyre në “Instagram Stories”, përdoruesit kanë kuptuar se mund të shohin përgjigjet që kanë dhënë ndjekësit e tyre.
Shumë përdorues nuk kanë ditur se zgjedhja e tyre mund të shihet nga personi që ka nisur sondazhin. Disa prej tyre madje thonë se kanë bërë zgjedhje gabimisht.
Shumë prej tyre kanë deklaruar se kanë menduar se votimi i tyre do të jetë anonim, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, Instagrami kishte njoftuar se ky opsion është i hapur.
Rrjeti social Twitter është mbushur me kritika drejt Instagramit pasi përdoruesit thonë se ndihen keq që i janë përgjigjur me “Jo” dikujt që ka pyetur “A dukem bukur?” apo “A ju pëlqen arti im?”.
Ndërkohë Instagrami përmes një njoftimi ka thënë se është i kënaqur me efektin që ka treguar veçoria e re.
“Kur një përdorues sheh sondazhin për herë të parë, ai do të njoftohet se krijuesi i sondazhit do të kuptojë se si ka votuar”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë












