Kosova
Hapet zyrtarisht Baruti Academy
Në mbrëmjen gala ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, themeluesit e Barutit, si dhe artistë e shumë personalitete të tjera
Në një ceremoni gala, ku morën pjesë shumë personalitete është hapur edhe zyrtarisht Baruti Academy, raporton albinfo.ch., që përcolli këtë ngjarje.
Në mbrëmjen gala ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, themeluesit e Barutit, si dhe artistë e shumë personalitete të tjera.
Baruti Academy është qendër e trajnimeve e krijuar nga Kompania Baruti GmbH në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ dhe Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, me qëllim të krijimit të kuadrove më të mira për tregun e punës. Baruti Academy fillimisht do të ofrojë kurse intensive për gjuhë gjermane për persona të cilët e flasin gjuhën dhe kanë dëshirë të përvetësojnë atë, me qëllim punësimi. Baruti Academy është e vetmja qendër e trajnimeve e cila ofron trajnime pa pagesë me mundësi punësimi.
Misioni i Baruti Academy është përgatitja e kuadrove të reja në tregun e punës dhe përvetësimi i gjuhës gjermane me qëllim punësimi. Targeti i Baruti Academy janë të gjithë ata të interesuar të cilët shprehin dëshirën për përmirësim të gjuhës dhe punësim në tregun e punës. Në Baruti Academy do të kenë mundësinë e mësimit teorik dhe praktik dhe gjuhës gjermane.
Sfidat dhe synimet
Në këtë mbrëmje është prezantuar pilot projekti i Baruti Academy, që duket shumë ambicioz. Bashkëthemeluesja dhe drejtoresha Drenusha Shala ka folur për sfidat që ka kaluar kjo kompani dhe synimet për të ardhmen. “Kemi filluar me pak punëtorë, por tash kemi më shumë se 300 punëtorë. Por, ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi dhe deri më 2021 synojmë të punësojmë mbi një mijë punëtorë. Krijimi i Barutit ka qenë emocionues, derisa Baruti Academy është produkt i Barutit. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi punëtorët tanë marrin kredi, kanë sigurime shëndetësore dhe kanë krijuar familje. Pas gjashtë vjetësh jemi shumë të kënaqur me punën që ka bërë ekipi në tërësi. Një punë të palodhshme. Shpresoj se do të vazhdojmë me suksese edhe në të ardhmen”, është shprehur Shala para të pranishmëve.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se në ditët e sotshme nuk ka më shumë patriotizëm se sa të punësosh mbi 300 persona, dhe ka premtuar përkrahje të mëtutjeshme, derisa ka marr shembull kompaninë se si duhet punuar dhe përparuar. Edhe përfaqësuesja e GIZ-it ka çmuar lart punën që bëhet në këtë kompani dhe punësimin e shumë të rinjve.
Ndërkohë, koordinatorja Vitesa Beqiri ka thënë ekskluzivisht për albinfo.ch. se kjo është një mundësi e mirë për të mësuar gjuhën gjermane dhe për t’u punësuar. “Ne ia kemi filluar punën në shtator dhe për fillim po shkon shumë mirë. Po duket shumë i suksesshëm. Gjithashtu edhe interesimi është shumë i madh dhe besoj se do të vazhdojmë edhe në vitin e ardhshëm. Kjo është risi në tregun kosovar. Fillimisht është projekt pilot dhe nëse ka sukses do të vazhdojë”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029

















