Kosova
Kajtazi e di se kush e ka sulmuar
Ai është shprehur se e di kush e ka sulmuar dhe se kjo lidhet me shkrimet dhe punën e tij, por nuk ka përmendur emra
Gazetari Vehbi Kajtazi, i cili është sulmuar gjatë ditës në Prishtinë, ka dalë nga QKUK ku ka marr tretman mjekësor pas sulmit fizik, shkruan albinfo.ch.
Ai është shprehur se e di kush e ka sulmuar dhe se kjo lidhet me shkrimet dhe punën e tij, por nuk ka përmendur emra.
“E di kush më ka sulmuar, dhe rasti lidhet me punën time, pra shkrimet e mia. E njoh kush më ka sulmuar, por për shkak të hetimeve nuk mund të flas. Tani pres nga Prokuroria dhe Policia që ta zbardhin rastin”, është shprehur Kajtazi për mediat.
Ai ka shtuar se nuk do të ndalet dhe ky rast nuk e frikëson aspak.
Policia e Kosovës ka shoqëruar gjatë ditës në stacionin policor Faton Ramadanin, si i dyshuar për këtë sulm.
Ai e ka mohuar se e ka sulmuar gazetarin Kajtazi. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e sotëm, derisa nuk ka dhënë detaje, pasi është në fazën e parë të hetimeve.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë













