Sport
Sytë e zviceranëve janë drejtuar nga Shaqiri
Në çdo faqe sporti të gazetave zvicerane ashtu si dhe në shumë portale, si ilustrim për ndeshjen e sontme vihet figura e Shaqirit
Sonte, në stadiumin “St.Jacobspark” të Bazelit luhet ndeshja që, së paku për FC Baselin, ka epitetin e ndeshjes së vitit. Skuadra kampione e Zvicrës takohet me gjigantin e futbollit gjerman dhe evropian FC Bayern në të tetën e finales për Ligën e Kampionëve.
Favoriti në këtë ndeshje duket i qartë. Po të shikohet vlerësimi në “treg” i futbollistëve të Bajernit , që është 480 milionë franga, Bazeli del i pa shanse me “vetëm” 64 milionë. Megjithatë, befasitë nuk mund të përjashtohen. Aq më tepër për faktin se Fc Basei i Shaqirit dhe i Xhakës me shokë ka ditur të befasojë dhe të nxjerrë nga garat kolosin tjetër të futbollit evropian ManU.
Me këtë frymë luftarake janë paraqitur sot në një konferencë për medie udhëheqësit dhe lojtarët e FC Bayernit. Atyre duket se nuk u bën përshtypje fama e bavarezëve.
Sipas kryetrajnerit Heiko Vogel, Bazeli nuk ka çfarë të humbas përveç ndeshjen si vendës. Ndërkohë FC Bayern është në presion të madh.
Në prag të ndeshjes, e gjithë Zvicra sytë i ka të kthyer nga margaritari i futbollit të këtushëm, Xherdan Shaqiri. Në çdo faqe sporti të gazetave zvicerane ashtu si dhe në shumë portale të këtushme, si ilustrim për ndeshjen e sontme vihet figura e kudogjendshme e Shaqirit.
“Qëllo sonte, Shaqiri”; “Shkatërroje Bajernin” dhe parulla të tjera sikur këto mund të lexohen gjithandej dhe shprehin ethet nëpër të cilat po kalon opinioni futbolldashës i Zvicrës.
Dhe, Shaqiri pasi “ka marrë lejen” nga trajneri i FC Bayernit (dhe i tij, i ardhshëm) Heyncke, do të bëjë gjithçka për të shpërblyer fansat e tij të shumtë. Në mos me një gol a më shumë, me një lojë të mirë.
Në konferencën për medie, xhuxhi magjik ka miratuar çdo pohim të bërë nga trajneri Vogel. Dhe, nuk ik dridhej çerpiku. Ai u përgjhigtjej i qetë dhe me elegancë pyetjeve të reporterëve nga Gjermania.
Në njëmbëdhjetëshin e parë, krahas Shaqirit do të luajë edhe Granit Xhaka.
Ndeshja FC Basel – FC Bayern fillon sonte në orën 20.45. Ndërsa transmetimi nga stadiumi St. Jakobspark në SF fillon nga ora 20.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë














