Sport
Në mesjavë sfida e zjarrtë, Skënderbeu-Partizani i Beogradit
Të enjten nga ora 21:05 në Elbasan do të zhvillohet një përballje shumë interesante në mes Skënderbeut të Korçës dhe Partizanit të Beogradit, shkruan albinfo.ch.
Ky takim është i vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës, derisa përballja e kthimi zhvillohet pas dy javësh në Beograd.
Klubi i Skënderbeut ka njoftuar se po bën të gjitha përgatitjet për këtë sfidë delikate, derisa tashmë biletat janë hedhur në treg, në Korçë, Elbasan, dhe Tiranë.
Por, edhe një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia pritet të përkrahin Skënderbeun në këtë përballje, që është e para në mes dy klubeve.
“‘Ujqërit’ në kërkim të fitores për të mbajtur hapur shanset për të kaluar më tej. Ju bëjmë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në këtë takim mjaft delikat. Bashkë më të fortë, të bashkuar për të vijuar ëndrrën evropiane”, thuhet në njoftimin e Skënderbeut.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë














