Jeta në Zvicër
Posta zvicerane teston robotët edhe në vendet tjera të Zvicrës
Posta zvicerane ka testuar robotët e shpërndarjes në zemër të Cyrihut, që nga shtatori i këtij viti. Në bashkëpunim me Jelmoli – Shtëpia e markave, gati 170 furnizime janë kryer brenda qendrës së qytetit në vende të zgjedhura nga marrësit, shkruan ‘stattimes.com’.
Pas këtij debutimi të suksesshëm, Posta zvicerane synon të testojë robotët e shpërndarjes për detyra të mëtejshme të logjistikës në vende të tjera gjatë muajve në vijim. Testi i ardhshëm do të zhvillohet në Dübendorf dhe pritet të zgjasë një vit, përcjell albinfo.ch.
Gjatë gjashtë javëve të kaluara, tre robotët shpërndarës kanë përfunduar rreth 170 kërkesa në qendër të Cyrihut dhe mbuluan rreth 375 kilometra.
Testet e para në vjeshtën e vitit 2016 kryesisht shqyrtuan aspektet teknike dhe sociale, të tilla, si besueshmëria materiale dhe reagimet nga kalimtarët.
Këtë vit, Posta zvicerane do të fokusohet gjithashtu në integrimin e teknologjisë në zinxhirët ekzistues të furnizimit.
Gjatë pilot projektit të fundit, robotët u përfshinë në dyqanin online jelmoli.ch si një opsion i shpërndarjes, i cili u mundësoi atyre të testohen në kushte reale.
Së bashku me partnerët e sektorëve të ndryshëm, testet tani do të vazhdojnë në vende të tjera në Zvicër.
Edhe një herë, Posta zvicerane do të bashkëpunojë me kompani të përzgjedhura.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë












