E-Diaspora
Genci Gestila si James Bond, shpëton një grua që po mbytej në lumë
Genci Gestila është me prejardhje shqiptare, derisa ka nënshtetësi greke. Ai më parë ka qenë në ushtrinë greke, derisa ka një trup muskuloz
E përditshmja angleze “Daily Mail” ka shkruar për një shqiptar me nënshtetësi greke, i cili ka shpëtuar një grua, që po mbytej në një lumë në Londër, përcjell albinfo.ch.
Madje, “Daily Mail” e ka krahasuar 21-vjeçarin me aktorin e njohur, Daniel Craig në rolin e James Bond.
Genci Gestila është me prejardhje shqiptare, derisa ka nënshtetësi greke. Ai më parë ka qenë në ushtrinë greke, derisa ka një trup muskuloz.
Genci ishte në një bar me disa shokë të tij dhe nuk ka ngurruar të shkojë, kur ka dëgjuar për ndihmë një grua që po mbytej në lumë. Ai i ka shpëtuar jetën asaj.
Ajo nuk dinte të notonte dhe nuk mund të dilte nga uji, por Genci e shpëtoi ai. Edhe policia britanike e ka quajtur hero.
“Uji ishte shumë i ftohtë, derisa ajo nuk notonte. Ishte shumë metra larg nga bregu dhe ajo nuk po merrte frymë. E kam marr dhe e kam nxjerrë nga uji”, ka thënë Genci Gestila.
“Kam qenë në ushtrinë greke dhe jam stërvitur për situata të tilla. Madje, jemi stërvitur edhe për në liqen me akull. Pra, kjo nuk ishte diçka e jashtëzakonshme për mua”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”











