Kosova
73-vjeçarit ia rrënojnë shtëpinë pa paralajmërim
Mustafë Ramadani, 73 vjeçar nga Ferizaj ka mbetur pa kulm mbi kokë pasi shtëpia e tij është rrënuar
Një rast shumë i dhimbshëm ka ndodhur në Ferizaj, raporton televizioni lokal “TV Tema”, përcjell albinfo.ch.
Mustafë Ramadani, 73 vjeçar nga Ferizaj ka mbetur pa kulm mbi kokë pasi shtëpia e tij është rrënuar. I moshuari që jeton i vetëm thotë se shtëpia e tij u rrënua në kohën kur ai nuk ishte aty.
Ai ka thënë se shtëpinë e tij ia rrënoi një biznesmen duke mos e lajmëruar as rrobat t’i largojë nga aty.
“Nuk më ka mbetur asgjë. Kam mbetur pa shtëpi. Madje, as nuk më kanë lajmëruar. Sikur t’i kisha larguar të paktën rrobat. Kam pasur leje për shtëpi. Tashmë jo vetëm që nuk kam askënd, por as shtëpi”, ka thënë Ramadani.
Ndërkohë, policia ka konfirmuar deklaratën e tij, por nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me këtë rast.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”













