Jeta në Zvicër
Sa kushtojnë Lojërat Olimpike nëse mbahen në Sion?
Qeveria zvicerane ka premtuar një miliardë franga për “Sion 2026”, derisa totali do të jetë 2.4 miliardë franga
Kostoja e Olimpiadës së Sionit, duket se do të jetë më e madhe se sa që është thënë më parë.
Nëse Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të mbahen në Sion, atëherë kostoja do të ishte 2.4 miliardë franga, dhe jo 1.98 miliardë, siç është thënë shpesh nga organizatorët e ofertës, raporton “RTS”, shkruan “The Local”.
Shifra prej 1.98 miliardë është buxheti operativ, por ka edhe disa shpenzime tjera, si koston e ofertimit, kostot e infrastrukturës dhe faturën për sigurinë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, përcjell albinfo.ch.
Totali do të jetë 2.4 miliardë franga. Siguria gjatë Lojërave do të kushtonte 300 milionë franga me rreth 2500 punonjës policia, që do të punon për gjatë një periudhe rreth tre mujore. Dhe fatura e siguritë mund të rritet, siç kishte ndodhur në Lojërat Dimërore në Vankuver.
Qeveria zvicerane ka premtuar një miliardë franga për “Sion 2026”. Sidoqoftë, banorët në qershor të vitit të ardhshëm do të votojnë në një referendum nëse janë pro apo kundër mbajtjes së Lojërave në vendin e tyre.
Referendume mund të kërkohen edhe në kantonet fqinje të Bernës, Fribourg dhe Vaud, të cilat do të strehonin disa ngjarje gjatë Lojërave sipas planeve aktuale.
Votuesit në kantonin e Graubünden në shkurt hodhën poshtë idenë e një përpjekjeje të veçantë për të organizuar Lojërat atje.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në Lozanë shpreson që banorët e Valais të mbështesin projektin, në mënyrë që oferta e Sionit të mund të vazhdojë, pasi votuesit në rajonin e Tirolit të Austrisë, së fundmi e anuluan idenë e ofertave për Lojërat, duke lënë vetëm Sionin dhe Calgarin e Kanadasë, si dy pretentendte për të organizuar Lojërat Olimpike.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind











