Kryeparlamentari Krasniqi takon mërgimtarët

Kryetari i Parlamentit të Kosovës ndodhet prej sot në viziitë zyrtare disaditëshe në Zvicër, ku do të realizojë disa takime të rëndësishme me përfaqëesues institucionesh të larta të vendit.

Pas përfundimit të pjesës zyrtare, të enjten, më 8 mars, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të ketë një takim me bashkatdhetarët tanë me qëndrim në Zvicër. Takimi do të mbahet në lokalet e restorantit Salmen në Schlieren të Cyrihut, duke filluar në orën 19.30.

Ky takim është menduar si bashkëbisedim i kryeparlamentarit të Kosovës me mërgimtarët në lidhje me aktualitetin në Kosovë dhe pozitën e mërgimtarëve.

Adresa: restaurant Salmen, Uitikonerstrasse 17, Schlieren

Për informata, në Konsullatën e Kosovës në Cyrih: 043 349 01 71