Jeta në Zvicër
Në cilat rajone të Zvicrës njerëzit vuajnë më shumë nga depresioni
Mesatarisht, 8.9 për qind e njerëzve në rajonet franceze dhe italo-folëse vuajnë nga depresioni, krahasuar me vetëm 5.5 për qind në Zvicrën gjermano-folëse
Njerëzit në pjesët franceze dhe italiane të Zvicrës, gati dy herë kanë gjasa të jenë në depresion se ata në rajonet gjermane, sipas një raporti të publikuar së fundi.
Banorët e kantoneve të Vaudit dhe Ticinos kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ndjenjat e depresionit, respektivisht me 10.1% dhe 9.4%, raporton “Le Matin Dimanche”, shkruan “The Local”.
Mesatarisht, 8.9 për qind e njerëzve në rajonet franceze dhe italo-folëse vuajnë nga depresioni, krahasuar me vetëm 5.5 për qind në Zvicrën gjermano-folëse, bën të ditur gazeta, duke e bazuar raportin e saj mbi rezultatet e një studimi federal të shëndetësisë të vitit 2012, përcjell albinfo.ch.
Dokumenti sugjeron se mund të shpjegohet me faktorë të ndryshëm, duke përfshirë dendësinë e popullsisë, normat e papunësisë dhe dallimet kulturore midis rajoneve të gjuhëve.
Studimi federal tregon se njerëzit në zonat urbane kanë më shumë gjasa të ndihen të dëshpëruar se ata që jetojnë në fshat, bën të ditur gazeta. Meqë kantonet frankofone kanë proporcionalisht më shumë zona urbane sesa rajonet e Zvicrës gjermane, kjo mund të jetë një shpjegim përse shumë njerëz vuajnë nga depresioni.
Stresi mund të jetë një tjetër faktor. Papunësia dhe shkalla e divorcit janë më të larta në kantonet franceze dhe italiane, sesa në rajonet e Zvicrës gjermane.
Njerëzit në zonat frankofone shkojnë tek mjeku pak më shpesh se gjermanët zviceranë, ndërsa depresioni është ndoshta më shumë një subjekt tabu në rajonet gjermano-folëse.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi














