Syzet virtuale që “shohin” të kaluarën
Këto syze në radhë të parë mundësojë turistëve të zbulojnë zhvillimin historik të qyteteve që i vizitojnë
Hulumtues nga Bazeli janë duke i konstruktuar një palë syze të cilat e shkrijnë botën reale me fiksionin, ose virtualen.
Kalimi i kufijve në mes të reales dhe digjitales është ambicia e hulumtuesve të Shkollës së Lartë Profesionale për Zvicrën veriperëndimore në Bazel.
Për ta realizuar këtë synim të tyre, Jan Torpus nga Instituti për hulumtime të dizajnit dhe të arteve ka zhvilluar syze speciale. Ai punon me teknikë moderne kompjuterike dhe të navigacionit.
Dy kamera e përfshijnë ambientin real dhe drejtimin e pamjes ndërsa një kompjuter tjetër e zgjeron gjithë këtë përmes gps-it me fiksione virtuale. Kështu, bartësit e këtyre syzeve mund të shohin njëkohësisht atë që i rrethon realisht dhe përmbajtjet virtuale.
Ata munden, për shembull, të “luftojnë” në pyll kundër luftëtarëve virtualë ose në qytet të ecin përmes hordhive të dinozaurëve , sikur në Jurassic park. Madje qysh tash një version i kësaj mund të testohet në parkun St.-Johanns në Bazel.
Zbuluesi i këtyre syzeve Jan Torpus thotë se zbulimi i tij në radhë të parë ka për qëllim tua mundësojë turistëve të zbulojnë zhvillimin historik të qyteteve që i vizitojnë. Ata, me syzet mbi hundë mund të ecin nëpër rrugët e Bazelit dhe të “shohin” se si janë dukur para mijëvjeçarëve fshatrat e keltëve që dikur shtriheshin në këtë regjion.
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë










