Jeta në Zvicër
Seria e zjarreve në Zvicër, 22-vjeçari nga Fribourg i dyshuari kryesor
Prokurorët në kantonet e Vaudit dhe Fribourg thonë se kanë prova se një person ka shkaktuar një seri zjarresh gjatë verës, që rezultoi në mbytjen e dhjetëra kafshëve, shkruan “The Local”.
Sipas njoftimeve, një 22-vjeçar nga Fribourg është duke u mbajtur në lidhje me 12 sulme të zjarrëvënies, duke përfshirë një zjarr në Qendrën Kombëtare të Hekur në Avenches më 15 korrik, ku u ngordhën 24 kuaj, përcjell albinfo.ch.
Ai nuk ka pranuar akuzat, megjithatë ka kundërshtuar shumë herë veten në dëshminë e tij në polici.
Seria vdekjeprurëse e flakëve filloi më 9 korrik në Dompierre të Fribourgut, kur disa zjarre u vendosën në bodrumet e dy shtëpive, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Një javë më vonë, gjashtë zjarre të tjera u nisën rreth Avenches në kufirin kantonik Vaud-Fribourg. Më 29 korrik zjarret shkatërruan hambarët në Domdidier dhe Payerne, ku ngordhën 60 dema, lopë dhe viça.
I dyshuari më në fund u arrestua më 5 gusht pas një shpërthimi në një ndërtesë në Dompierre. Policia është duke hetuar rastin dhe të gjitha dyshimet qojnë tek ai. Më herët një zjarrfikës vullnetar ishte arrestuar për serinë e mëparshme të zjarreve, por ky person më nuk është nën dyshim.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi













