Gjenerali zviceran: “Barrikadat janë në koka!”
Conrad, komandant i trupave vëzhguese të Kfor-it: "Barrikadat nuk mund të hiqen me armë. Ne jemi më shumë diplomatë se sa ushtarë"
Gazeta e të dielës „Der Sonntag” ka botuar sot një reportazh të gjerë mbi rolin e Swisscoy-t zviceran në Kosovë. “Në mes të fronteve” mban titullin artikulli që i jep fjalën kryesisht komandantit të njësisë zvicerane në veriun e Kosovës, Adolf Konrad dhe ushtarakëve tjerë zviceranë në Kosovë.
© Der Sonntag Barrikadë serbe në veriun e Kosovës
“Mbi urën e Mitrovicës, këtij qyteti të ndarë në veriun e Kosovës, gjenerali Adolf Conrad ndalon. Ai shikon nga pjesa serbe, ku një barrikadë e pamundëson kalimin mbi lumin Ibër. Pastaj shikon nga ana shqiptare, ku një makinë e policisë kosovare shënon linjën e konfliktit. Mitrovica është në të vërtetë pika e nxehtë”, thotë oficeri profesionist 56 vjeçar nga Zürcher Oberland. Në fillim të vitit ai ka marrë komandën mbi trupat e lidhjes dhe të vëzhgimit , në kuadër të misionit të Kfor-it për veriun e Kosovës. Detyra e tij është që të zbulojë paraprakisht tensionet në mes të grupeve etnike.
Mitrovica tregon se situata në Kosovë, 13 vjet pas hyrjes së trupave të Nato-s mbetet e pazgjidhur . Në Mitrovicën e veriut jetojnë me shumicë serbë, të cilët përdorin dinarin si mjet pagese dhe bartin regjistrimet serbe në veturat e tyre. Në Mitrovicën e jugut jetojnë kryesisht shqiptarë, mjet pagese është euro, tabelat e regjistrimit të makinave janë me stemën e Kosovës. Këtu bën patrullimet e saj policia kosovare, e cila është e padëshiruar në veri.
“Varësisht nga këndshikimi, Kosova është ose provincë serbe ose shtet i pavarur. Adolf Conrad qëndron në mes të fronteve”, shkruan “Der Sonntag”. Pastaj gazeta përshkruan punën parandaluese që bëjnë trupat zvicerane, për besimin që ato si trupa të një shteti neutral gëzojnë te popullata serbe, për takimet e gjeneralit zviceran me kryetarët e komunave serbe të veriut etj.
Por, përkujton më tutje gazeta, mision më delikat i Conradit është t`i bindë serbët t`i heqin barrikadat e tyre ilegale. Ai insiston për punë afatgjatë për t`i bindur serbët t`i heqin ato vetë. “Dhuna nuk është zgjidhje. Barrikadat janë në koka”, thotë ai dhe ato nuk mund të hiqen me forcën e armëve. Ne jemi më shumë diplomatë se sa ushtarë”, shprehet Conrad. “Lufta nuk është detyrë e jona”.
Problemin e ndërlikon sipas tij mos komunikimi në mes të serbëve dhe shqiptarëve. “Vetëm kriminelët, si ata të Serbisë ashtu edhe ata të Kosovës e bëjnë “punën” e tyre së bashku”.
© Der Sonntag Ushtarë të Swisscoy-t zviceran shikojnë Prizrenin nga Kalaja
Por, krejt ndryshe nga veriu duket situata në Kosovën Jugore. Infrastruktura viteve të fundit është përmirësuar dukshëm. Gjithkah sheh shtëpi të reja, fushat dhe vreshtat dikur të lëna djerrina, punohen sërish, jeta afariste lulëzon, në vend të shtigjeve fushore, një autostradë përshkon peizazhin.
“Edhe nën sipërfaqen e dukshme, gjendja është përmirësuar shumë”, thotë komandanti i Swisscoy-t Hansjörg Fischer, që banon në kampin Casablanca. Gjendja e sigurisë e bën absolutisht të mundshëm kthimin e serbëve të ndjekur. Njerëzit këtu janë më të moderuar se sa ata në veri”.
Në qytetin afërm të Prizrenit, ku përveç shumicës shqiptare jetojnë edhe boshnjakë, turq, romë dhe serbë, Kfor-i ka sjellë vitin e kaluar 10 familje serbe që ishin ndjekur më parë. “Së shpejti do të vijnë edhe 15 familje të tjera. Qëndrimi i popullatës rreth kësaj është pozitiv”, thotë zvicerani Matthias Wolf, që komandon trupat vëzhguese të Kfor-it në regjionin e Prizrenit. “Ata më parë ishin fqinj dhe sërish do të jenë fqinj”.
Sikur për të dëshmuar gjithë këtë, një prift ortodoks serb kalon pa përcjellje përmes qytetit – diçka që para disa vitesh do të ishte e paimagjinueshme. Kishat dhe manastiret serbe nuk ka nevojë më të ruhen me tanke të Kfor-it dhe me tela gjemborë. Këtë detyrë e kanë marrë policët vendorë.
Mirëpo, përfundon gazeta, me gjithë këta hapa, Kfori nuk e mbivlerëson gjendjen. Për këtë vit ishin paraparë reduktime të trupave. Por, pas trazirave në veri, ky plan është lënë anash. “Ne nuk kemi arritur në pikën për t`i reduktuar trupat”, thotë Conrad. “Vetëm kur të sigurohet një ambient i sigurt dhe liria e lëvizjes për të gjithë, Kfor-i mund të tërhiqet. Dhe këto ende nuk janë siguruar”. (Nga gjermanishtja, me shkurtime: albinfo.ch).
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë












