Kosova
Apelon policia: Mos shkoni në Merdare
Ditë më parë ishin krijuar kolona të gjata, ku pritjet ishin deri në katër orë
Policia e Kosovës vazhdon të informojë të gjithë qytetarët e Kosovës, e në veçanti ata të cilët shfrytëzojnë për qarkullim, respektivisht për kalim kufitar pikën kufitare Merdare që Kosovën me Serbinë, lidhur me punimet që janë duke u kryer në këtë pikë kufitare, duke bërë thirrje që të mos kalohet andej, shkruan albinfo.ch.
“Në pikën e kalimit të kufirit Merdare, nga 1 deri më 15 nëntor 2017, vazhdon të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar.
Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht t’i shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ditë më parë ishin krijuar kolona të gjata, ku pritjet ishin deri në katër orë, përkundër se nuk është sezoni i verës.
Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në atë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje, duke pas parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi












