E-Diaspora
U largua gjatë luftës, tash trajnon pilotë në Kanada
Është larguar gjatë luftës së Kosovës, si refugjat, derisa tani është shumë i suksesshëm në Kanada. Ky është Mërgim Veliu, i cili tani trajnon plot të rinj në fushën e pilotimit.
Mërgimi e kishte lënë Kosovën si shtatë vjeçar, si refugjat i luftës, për t’u bërë më pastaj trajnues i pilotëve në Kanada, ku edhe jeton me familjen e tij, raporton “Klan Kosova”.
25-vjeçari që e kreu shkollën atje, dhe tani është shumë i suksesshëm. Mërgimi me keqardhje pranon se këtë nuk do ta arrinte po të ishte rritur në Kosovë.
“Shteti i Kanadasë më ka ndihmuar. Aty trajnohen shumë pilotë të ri, ka shumë nga Kina, që më pas kthehen në vendlindjet e tyre”, thotë ai.
Gjithë njohurit që ka në këtë fushë Mërgimi thotë se me shumë dëshirë do t’i bartë edhe në Kosovë, kurdo që të krijohen mundësitë.
“Me dëshira do të kisha ndihmuar edhe vendin tim”, theksoi Mërgimi.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër












