Jeta në Zvicër
Shtohen grabitjet e armatosura në Zvicër
Në Zvicër janë shtuar grabitjet e armatosura të bizhuterive. Deri tani, 22 bizhuteri janë sulmuar nga hajnat. Vitin e kaluar janë raportuar dymbëdhjetë raste, në vitin 2015 kanë qenë vetëm dhjetë.
Mesatarisht, një bizhuteri në Zvicër u sulmua çdo dy javë këtë vit, raporton Zyra Federale e Policisë (fedpol) për «Sonntags-Blicks», pëcjell albinfo.ch.
Plaçkitjet e bizhuterive dhe bizneseve regjistrohen në nivel federal, sepse hetimet zakonisht kanë një komponentë kantonale dhe ndërkombëtare, siç tha zëdhënësja e Fedpol, Lulzana Musliu.
Me rritjen e vjedhjeve në bizhuterive në BE forca policore evropiane Europol ka nisur projektin “Diamond” për të luftuar më mirë këtë formë krimi. Edhe Zvicra është e përfshirë, tha Musliu.
Në Zvicër po zhvillohet edhe projekti kombëtar “Robbery Armed Jewel”, i cili fokusohet në grabitësin e xhevahireve. Kështu, fedpol mbështet prokurorin e kantoneve.
Dhjetë ditë më parë dy grabitës hynë në dyqanin e bizhuterive “Bucherer” në “Bahnhofstrasse” të Cyrihut dhe vodhën gjësende shumë të shtrenjta. Autorët kishin kërcënuar stafin me pistoleta. Policia e qytetit ka arritur të arrestojë njërin nga autorët. Ai mbante mallra të vjedhura me vlerë mbi 100.000 franga.
Në shtator, dy grabitës të armatosur plaçkiten xhevahiret “Gübelin” në Schwanenplatz në Luzern dhe vodhën stoli dhe para.
Në Gjenevë një grabitës arriti të mbushë një valixhe me stoli në muajin shkurt. Njeriu kishte bastisur një dyqan bizhuterish në qendër të qytetit dhe e detyroi shitësin të hapte kasafortën. Pastaj e lidhi gruan dhe ia mbathi. Meqenëse gruaja nuk arriti të lirohej për një kohë të gjatë, vjedhja mbeti e pazbuluar për orë të tëra.
Gjithashtu, në Gjenevë, kishte disa të shtëna në muajin maj gjatë një grabitje të një dyqani bizhuterish në mes të shëtitores te liqenit “Quai des Berges”. Askush nuk ishte lënduar.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi












