Sport
Bajerni deklason Bazelin, 7:0!
Kësaj here u pa qartë: FC Bayern ishte (së paku) për një "numër më i madh" se FC Basel.
Pas një fillimi deri diku shpresëdhënës, ku FC Basel dukej se megjithatë mund t`i qëndronte përballë Bajernit, shumë shpejt filloi të bëhet e qartë se kush është favoriti në këtë ndeshje. Në minutën 11 Arjen Robben shënon golin për Bajernin. Dhe ky ishte vetëm fillimi. Me këtë gol, lojtarët e Bazelit e humbasin iniciativën por dhe guximin për të bërë depërtime drejt portës së kundërshtarit.
Ajo çka pamë në 30 minutat në vazhdim të pjesë së parë ishin dominim i plotë i gjermanëve. Dhe ky dominim kurorëzohet në minutën 42 dhe në atë 44 me dy gola të shpejtë njëri pas tjetrit. I pari që shënon është Thomas Müller dhe i dyti Mario Gomez. Rezultati 3 me 0 për Bajernin. Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë.
Pjesa e dytë e lojës tregohet edhe më e hidhur për zviceranët. Vetëm Gomezi do t`i shënojë edhe tre gola tjerë duke e deklasuar deri në fund skuadrën nga Bazeli. 7 me 0 për Bajernin që fare lehtë mund të ishin edhe 10 me 0 duke parë lojën indolente dhe krejtësisht të pa koncept të bazelasve.
Golat në pejsën e dytë: Gomez në minutën 50, 61 e 67 dhe Roben në minutën 81.
Dy lojtarët shqiptarë, Shaqieri dhe Xhaka, ashjtu sikurse të gjithë të tjerët të Bazelit nuk treguan ndonjë lojë për të qenë. Shihej qartë: FC Bayern ishte (së paku) për një “numër më i madh” se FC Basel.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant Policia në kantonin Thurgau ka nisur një apel për këdo që iu ka vjedhur bizhuteri dhe...
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore
-
Sasi rekord bore në Säntis